Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

"I thashë, më gjuaj çika jem se jam King"/ Vali Corleone thyen heshtjen pas plagosjes nga e dashura

"I thashë, më gjuaj çika jem se jam King"/ Vali

Personazhi mjaft i çuditshëm, Vali Corleone, i cili dje ‘pushtoi’ mediat me lajmin se ishte plagosur nga e dashura e tij 22-vjeçare, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ngjarjen.

Corleone pohoi se ishte plagosur nga vajza, pasi ai vetë i kishte kërkuar që ta gjuante.

“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si qik e imja, dhe e kam si qik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur një lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thash qikës më gjuaj tani! Ajo më tha ‘jo babi nuk mundem’, unë i thash më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kuptove qika ime e vogël jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe qika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave profesional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha Vali për Express.

Mes të tjerash ai pohoi se tashmë ishte në shtëpinë e tij.

“Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali i Gjilanit ose i Italisë t’vogël!!”, tha Vali.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore