Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

I rrahën burrin, shqiptarja nuk përmbahet dhe dhunon 2 agresorët

I rrahën burrin, shqiptarja nuk përmbahet dhe dhunon 2 agresorët

Një sherri i çastit ka përfshirë 4 persona në qytetin e Pejës në Kosovë. Një person u sulmua fillimisht fizikisht nga dy të tjerë.

Më pas ka ndërhyrë edhe gruaja e viktimës, e cila i ka sulmuar fizikisht dy personat që ia rrahën burrin.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pejë, ka bërë të ditur policia. Përveç dy të dyshuarve, policia ka arrestuar edhe gruan, e cila më pas është liruar me vendim të prokurorit.

“Pejë, 23.01.2022 – 09:53. Viktima mashkull nga Kosova, ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, gjatë përleshjes gruaja e viktimës e dyshuara femër kosovare kishte sulmuar fizikisht dy të dyshuarit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore