Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

I riu shqiptar vrau prindërit e tij që ishin kthyer në vendlindje për pushime, zbulohet arsyeja e krimit të rëndë

I riu shqiptar vrau prindërit e tij që ishin kthyer në vendlindje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vitin e kaluar në Prizren në fund të janarit, ku 36-vjeçari Adriatik Hadri vrau prindërit e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen “Ortakoll”. Familja kishte vite që jetonte dhe punonte në Suedi, por ishte kthyer në Kosovë për pushime.

Një vit më vonë 36-vjeçari është shpallur fajtor nga gjykata në Suedi, për vrasjen e prindërve të tij në Prizren. Prokurori i rastit atje ka thënë se para se të merret vendimi për të, do të vlerësohet edhe shëndeti mendor i tij. Ai ka folur edhe për motivin që dyshohet ta ketë shtyrë Hadrin t’i vrasë prindërit.

Për vrasjen e tyre, i dyshuari i vetëm ishte djali i tyre Adriatiku, i cili kishte ikur nga Kosova, menjëherë pas rastit. Ai ishte arrestuar nga autoritetet suedeze në mars të vitit të kaluar. E një vit pas kësaj ngjarje të rëndë, gjykimi ndaj 36-vjeçarit ka arritur drejt fundit. Prokurori i çështjes në Suedi, Olof Calmvik, i ka thënë Gazetës Express se gjykata ka gjetur se ai është fajtor për vrasjen e prindërve, por se do të vlerësohet edhe shëndeti i tij mendor para se gjykatësit të marrin vendimin.

“Gjykata ka gjetur se ai është fajtor për vrasjen e prindërve të tij dhe tani është duke u vlerësuar shëndeti mendor para se gjykata të marrë një vendim”, ka thënë Calmvik. Ai është deklaruar edhe për motivet që dyshohet ta kenë shtyrë 36-vjeçarin për këtë veprim. Dyshimet janë se një nga motivet kanë qenë paratë. “Ne dyshojmë se të hollat kanë qenë një nga motivet, por do të doja të pres për vlerësimin mendor dhe vendimin para se të bëj ndonjë koment për këtë”, thuhet në përgjigjet e tij drejtuar gazetës.

Aktakuza ndaj Hadrit është ngritur më 15 janar të këtij viti. Procedura penale ndaj tij është transferuar para gati një viti muajsh në Suedi, shkak i pamundësisë që ai të ekstradohet në Kosovë. Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, i kishte thënë “Gazetës Express” se në mungesë të ndonjë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës, autoritetet suedeze i kanë njoftuar se ekstradimi i djalit të çiftit Hadri nuk është i mundshëm.

“Duke qenë se i pandehuri në fjalë është shtetas suedez dhe se në mungesë të ndonjë marrëveshjeje dypalëshe të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, respektivisht ekstradimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Suedisë dhe se autoritetet suedeze në bazë të legjislacionit të tyre në fuqi nuk lejojnë ekstradimin për shtetasit e tyre, atëherë dhe na kanë njoftuar paraprakisht se ekstradimi eventual i të pandehurit nuk është i mundshëm për shkak të këtyre pengesave procedurale’, kishte thënë Mehmeti.

Në mungesë të një marrëveshje të tillë, Prokuroria e Prizrenit kishte parashtuar kërkesë për transferimin e procedurës penale nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, kërkesë e cila kishte marrë miratimin e autoriteteve suedeze. “Andaj, në këto rrethana, Prokuroria Themelore në Prizren përmes Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka parashtruar kërkesë për transferimin e procedurës penale kundër të pandehurit A.H., nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, e cila kërkesë edhe është aprovuar nga autoritetet suedeze”, kishte thënë Mehmeti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore