Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Atentati ndaj Albin Kurtit/ Flet “snajperisti”: Po më merrni më qafë, jam njohur me deputetin...

Atentati ndaj Albin Kurtit/ Flet “snajperisti”: Po më merrni

Prej ditësh po diskutohet në lidhje me tre plane atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe se ekzekutuesi ishte Prek Kodra.

Për herë të parë, i përfoluri si “snajperisti” Prek Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura ndaj tij.

Kodra tha se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, ndërsa nga kjo histori është ndikuar edhe familja e tij.

Pjesë nga biseda:

Prek Kodra: Ça të shpjegoj, vetëm po shpika diçka sikur kanë shpikur persona të paidentifikuar për mua. Albin Kurtin e njoh vetëm prej televizionit. Më keni akuzuar dhe po më merrni më qafë mua dhe familjen time.

Për herë të parë, paradite rreth orës 11 kam qenë në Shlodër në kafe dhe dikush më ka telefonuar nga Gjermania dhe më thotë a je duke i parë lajmet dhe më ka nisur linkun. E kam parë linkun dhe pashë një gjë që se kisha imagjuinuar kurrë në jetën time.

Ai ka treguar gjithashtu se e kanë ndaluar në Kosovë kur ka shkuar për të blerë një makinë dhe nuk i kanë treguar arsyet pse po e mbanin prej orësh

Prek Kodra: Më kanë ndaluar në Kosovë para një viti në doganë, më 24 nëntor nëse nuk gaboj. Isha duke shkuar në Kosovë për të blerë një kamionçinë. Kur më kanë ndaluar kam qenë me makinën e vajzës time për të blerë një kamionçinë për firmën time. Kur kam shkuar në doganë më kanë ndaluar dhe më kanë mbajtur nga ora 2 e pasdites deri në orën 11 në darkë pa më thënë pse më kanë ndaluar. Në doganë më kanë arrestuar. Kisha 15 mijë euro me vete.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore