Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

I akuzuar për krime lufte/ Thaçi mesazh të fortë nga Haga: Sfidën nuk do e ndjej hiç, nëse ju...

Ish-presidenti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi teksa ndodhet nën arrest në Hagë, ka porositur aktivistët dhe zyrtarët e partisë që të qëndrojnë të bashkuar.

"Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, madje nuk e ndjej hiç", ishte mesazhi që Thaçi ia kishte thënë kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurës, gjatë një bisede telefonike, teksa ky i fundit po shkonte në një tubim të organizuar me anëtarë të PDK-së në këtë komunë.

Teksa ishim duke ardhur me Endritin (djalin e ish-presidentit Thaçi) këtu bashkë, pata rast të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell këtë mesazh”, tha Nura në paraqitjen e tij para të pranishmëve.

Hashim Thaçi, prej më shumë se 18 muajsh po mbahet në paraburgim në Hagë pasi akuzohet për krime lufte.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore