Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Heqja e vizave për Kosovën/ Scholz i 'tërheq veshin' Macron: Keni bërë ca premtime….

Heqja e vizave për Kosovën/ Scholz i 'tërheq veshin'

 

Edhe gjatë vizitës në Ukrainë, kreu i ekzekutivit gjerman Olaf Scholz, i porsakthyer nga një tur në Ballkanin Perëndimor, i ka rikujtuar presidentit francez, Emmanuel Macron këtë rajon.

Sipas shtypit në Kosovë, kjo ditë mund të jetë vendimtare edhe për Prishtinën sa i takon liberalizimit të vizave, nëse arrihet konsensusi i 27 vendeve anëtare. Franca është pikërisht një prej vendeve më hezituese deri tani për këtë çështje dhe kancelari gjerman u kujdes që t'ia përmendte edhe një herë shefit të Elizesë nevojën për të mbajtur premtimet e bëra.

“Është çështje e besueshmërisë europiane që t’i përmbushim premtimet tona ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë prej vitesh tashmë në këtë rrugë, e kjo duhet bërë konkretikisht”, u shpreh Scholz.

Në mesin e një sërë premtimesh të BE-së që po vonojnë të bëhen realitet, është dhe cështja e çështjen e vizave për Kosovën, për të cilën pritet të ketë bisedimeve konkrete tashmë në Bruksel, por që nuk dihet ende nëse do të arrihet pajtimi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore