Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Haradinaj i rrezikshëm/ Ramushi i përgjigjet Vuçiç: Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e shmangi ju me...

Haradinaj i rrezikshëm/ Ramushi i përgjigjet Vuçiç:

"Ramush Haradinaj është i rrezikshëm dhe se Shqipëria e Madhe është një kërcënim jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin e Ballkanit".

Kjo ishte deklarata e fortë presidentit Vuçiç, i cili reagoi pas qëndrimit të kandidatit për president të Kosovës, Ramush Haradinaj se mund të kishte një referendum për bashkinë e Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo deklarata pati jehonë të fortë në mediat serbe.

Sulmeve të Vuçiç i është Ramush Haradinaj, i cili shprehet se fakti që presidenti serb reagon në atë mënyrë tregon se është në rrugë të drejtë.

"Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!
Mos keni frikë, z. Vuçiç. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës", replikon Haradinaj.

Më tej ai thekson se "të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore