Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Gruaja i vdiq nga COVID dhe i la foshnjën e porsalindur, kolegët befasojnë shqiptarin

Gruaja i vdiq nga COVID dhe i la foshnjën e porsalindur, kolegët

Një shqiptar i Kosovës, i cili jeton në Gjermani humbi gruan e infektuar me Covid vetëm pak pas lindjes.

30-vjeçari pas humbjes së bashkëshortes u gjend i vetëm me një foshnjë të sapolindur, por fati deshi që kolegët e tij në kompaninë Odenwaller nga Butterstadt të mos e braktisin dhe t’i qëndrojnë sa më pranë për të kaluar këtë situatë të vështirë.

Kolegët kanë filluar një fushatë ndihme për babanë e ri, i mbetur i vetëm me djalin e tij të sapolindur.

Kështu, Lukas Odenwaller, si një shef i ri dha idenë për t’i dhuruar ditë pushimi. Ai nisi një thirrje mes punëtorëve që kushdo që dëshiron të ndihmojë mund t’i dhurojë ditë pushimi babait të ri.

Ata më pas mund të vendosin vetë nëse duan të ofrojnë ditë pushimi apo të ofrojnë para në vend të tyre.

“Ne jemi një biznes familjar, unë vetë kam tre fëmijë të vegjël”, shpjegon Lukas Odenwäller, sipas të cilit kompania ka një përgjegjësi shoqërore për punonjësit e saj.

Dhe sigurisht, askush nuk do të qëndronte indiferent ndaj fatit të kolegut të tyre, gatishmëria për të ndihmuar ishte aq e madhe saqë tani kanë grumbulluar mbi 160 ditë pushimesh.

Mediat gjermane bëjnë me dije se fatkeqësia për familjen shqiptare nisi pas infektimit të dy prindërve të foshnjës me Covid, ku gruaja ishte në muajin e 7 të shtatzënisë.

Përkeqësimi i gjendjes së nënës bëri që mjekët të ndërhyjnë dhe të sjellin në jetë foshnjën. Djali peshonte vetëm 980 gramë në lindje dhe pas prerjes cezariane, nëna e re vihet në koma artificiale në mënyrë që ajo të vazhdojë të furnizohet me oksigjen.

Por, pavarësisht kujdesit të mirë mjekësor në Spitalin Universitar të Frankfurtit, gjendja e saj po përkeqësohej dukshëm duke humbur betejën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore