Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Grenell sulmon Albin Kurtin: Majtist antiamerikan dhe kundër Bush, Klinton, Obama dhe Trump

Grenell sulmon Albin Kurtin: Majtist antiamerikan dhe kundër Bush, Klinton,

Deklarata e kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti se do ta rishikonte vendimin për hapjen e ambasadës kosovare në Jeruzalem ka shkaktuar reagimin e Richard Grenell, ish-diplomatit të lartë amerikan, emisarit të presidentit Trump që arriti të ulë në një tavolinë udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë.

“Lideri i ri antiamerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë antiamerikan”, shkruan Grenell në  rrjetet sociale, i cili këtë qëndrim e ia bën të ditur edhe këshilltarit për sigurinë të presidentit Biden.

Ai e fton zyrtari e ri të administratës Biden që ta ndalojnë. Grenell njihet edhe si një kundërshtarë i Kurtit, madje ai ishte edhe personi që ndërhyri dhe loboi për rrëzimin e tij nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore