Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Grenell fushatë kundër Albin Kurtit te Biden, mediat serbe i bëjnë jehonë

Grenell fushatë kundër Albin Kurtit te Biden, mediat serbe i

Për të dytën ditë radhazi Richard Grenell ish-emisari i ish-presidentit Donald Trump po sulmon kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, duke e cilësuar si një anti amerikan i pandreqshëm dhe që do të jetë kundër presidentit Biden.

“Albin Kurti ishte kundër Bill Clinton në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obama dhe Joe Biden për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trump për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë antiamerikan”, shkruan Grenell, i cili si përherë për këto postime vë në dijeni edhe këshilltarin e Biden për Sigurinë, Jake Sullivan.

Gjithashtu Grenell nuk është mjaftuar me kaq , por ka bërë edhe në postim tjetër duke i shkëputur në kohë një fjalim të Kurtit mbi shtetin e Izrealit.

“Albin Kurti dhe partia e tij VV besojnë se Izraeli u ndërtua duke kryer krime. Dhe thotë se SHBA dhe Britania e Madhe mbështesin këtë krim. Ky është një qëndrim i rrezikshëm për një aleat të SHBA”, vijon Grenell.

Postimet e Grenell po ndiqen edhe nga mediat serbe që shprehen të cilat botohen menjëherë. “Grenell “varros’ Kurtin ai është një anti amerikan i pandreqshëm”, shkruan gazeta serbe Alo.rs.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore