Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Goditja me thikë  e kolegut në spital, infermierët në Kosovë nesër në protestë

Goditja me thikë  e kolegut në spital, infermierët në

Sindikata e Infermierëve në Kosovë ka paralajmëruar protestë ditën e nesërme, një reagim kundër dhunës verbale dhe fizike me të cilën ata përballen.

Rasti i fundit ishte ai i një infermieri, i cili u godit me thikë në vendin e punës.

Me një njoftim në facebook, Sindikata fton të gjithë infermierët t’i bashkohen protestës në orën 11:00, para Klinikës së Kirurgjisë, me moton “na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”

Postimi i plotë:

Protestë

Pas takimit me Kryesinë, Këshillin Drejtues dhe Këshillin organizativ për protesta në kuadër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, duke e vërejtur fenomenin në rritje të abuzimeve verbale dhe sulmeve fizike, respektivisht sulmin e fundit nda infermierit në vendin e punës, si pasojë e të cilit u rrezikua edhe jeta e tj,

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, fton të gjithë punëtorët shëndetësor, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese, që me datë 02/10/2020 duke fillu nga ora 11:00 para Klinikës së Kirurgjisë, në PROTESTË me moton :

“Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”

Sindikata e Infermierëve të Kosovës u bënë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së që të kenë zero tolerancë ndaj veprimeve që e bëjnë të pamundur punën e punëtorëve shëndetësor dhe cenojnë jetën e tyre.

Kërkojmë nga institucionet e lartëpermendura që të sigurojnë ambient të sigurtë për punë për punëtorë shëndetësor dhe të shtohen masat e sigurisë në klinika pa prioritizime.

Prishtinë, 28/09/2020

Kryetari i Sindikatës së Infemrierëve

Fitim Havolli

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore