Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Gjëmoi me vrap dhe therri me thikë një motorist në Zvicër, dënohet me burg shqiptari

Gjëmoi me vrap dhe therri me thikë një motorist në

Një shqiptar me origjinë nga Kosova është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje me dashje dhe u denua me pesë vjet dhe dy muaj burg nga Gjykata e Zyrihut.

Gjithçka filloi si një mosmarrëveshje e zakonshme trafiku para semaforëve dhe përfundoi me goditje të rrezikshme me thikë. Të hënën, E.T. 56 vjeçar nga Adliswil është përgjigjur para gjykatës së Qarkut në Horgen të Zyrihut dhe është dënuar me pesë vjet dhe dy muaj burg, shkruajnë gazetat zvicerane, si NZZ, Tages Anzeiger, Blick etj.

Shtetasi zviceran me prejardhje kosovare akuzohej se pas një mosmarrëveshjeje me një motoçiklist, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar personin në fjalë.

Në gjykatë ai tha se ishte penduar. “Ishte gabim imi. Unë kisha frikë prej tij,” thotë kosovari i dënuar, duke shpjeguar arsyen përse kishte mbajtur thikën në dorë. “Unë i thashë që të mos afrohej më afër”. Pastaj ai, e goditi me thikë për të zmbrapsur sulmin.

Por, videot e marra nga vendi i ngjarjes, që janë treguar në gjykatë, nuk mbështesin versionin e vetëmbrojtjes. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore