Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

"Frikë nga shpërthimi i dhunës!"/ BBC për dështimin e negociatave Kosovë- Serbi: Përgjegjës të dy liderët

"Frikë nga shpërthimi i dhunës!"/ BBC për

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja. BBC në një artikull të gjatës shkruar për dështimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, mes dy vendeve.


“BE dhe Serbia kanë paralajmëruar se dhuna mund të shpërthejë në Kosovë pasi bisedimet e ndërmjetësuara nga BE dështuan për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi targat serbe të makinave,” e nis artikullin BBC, ndërsa më tej vijon:

“Autoritetet kosovare duan që minoriteti etnik serb të dorëzojë targat e tyre të lëshuara nga Serbia, por nga ana tjetër Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Policia e Kosovës planifikon të vendosë gjoba prej 150 € për mbajtësit e targave të lëshuara nga Serbia. Por pas kërkesës së SHBA është shtyrë me 48 orë. Kosova argumenton se targat që i paraprinë luftës së territorit të vitit 1999 për pavarësi nga Serbia nuk mund të jenë më të vlefshme. Ai thotë se 50,000 serbët në veri të Kosovës, të cilët pranojnë vetëm institucionet lokale serbe, tani duhet të përdorin targat e Kosovës të lëshuara në Prishtinë”, transmeton BalkanWeb.

Sakaq shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se bisedimet shumë-orëshe nuk kishin arritur të zgjidhin mosmarrëveshjen e gjatë.

“Mendoj se ka një përgjegjësi të rëndësishme në anët e të dy liderëve për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë”, tha ai.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se situata “është fjalë për fjalë në prag të konfliktit”. Ai gjithashtu ka kërkuar nga policia speciale e Kosovës që të mos tentojë të zbatojë gjobat. Oficerët e policisë serbë etnikë dhanë dorëheqjen masivisht në fillim të këtij muaji në shenjë proteste ndaj vendimit të targave të Prishtinës.

Kurti fajësoi BE-në për dështimin e bisedimeve dhe Borrell tha se lideri i Kosovës kishte refuzuar një propozim kompromisi të BE-së, megjithëse Serbia e kishte pranuar atë. Vuçiç tha se Serbia do të ndalojë lëshimin dhe rinovimin e targave të veturave të veta për serbët në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price tha se të dyja palët “do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë”.

Rreth 3,700 trupa paqeruajtëse të NATO-s mbeten të dislokuara në Kosovë – forca e KFor-it – për të parandaluar çdo shpërthim në ish-krahinën serbe. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkroi në Twitter: “Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore