Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

FOTO/ Rrëfimi i babait të katër djemve që ia vranë forcat serbe: Na i rrahën gratë e fëmijët, m'u shterën lotët nga dhimbja

FOTO/ Rrëfimi i babait të katër djemve që ia vranë

Sheremet Sejdiu qe 22 vjet po pret drejtësi për katër djemtë e vrarë nga regjimi serb. Teksa thotë se i janë shterur lotët, ai mbetet ende me shpresën se një ditë drejtësia do të triumfojë. Masakra në fshatin Qirez prej nga vjen Sejdiu, në aktakuzën e Speciales u quajt sulm dhe jo masakër.

Pak ditë para se të bëheshin 22 vjet nga vrasja e djemve të saj, vdiq nëna Adibe. Ajo i pa me sy forcat serbe duke ia vrarë djemtë, shkruan Gazeta Express.

Tani babai i Beqir, Nazmi, Bedri e Bekim Sejdiut thote se ndihet i zhgënjyer me drejtësine, ndersa tregon se cdo natë lutet që kriminelët serbë që ia vranë fëmijët të marrin dënimin e merituar.

Sheremet Sejdiu thotë se forcave serbe nuk iu mjaftoi vrasja e katër djemve por edhe i rrahën gratë dhe fëmijët.

Ai thotë se arrestimi i ish-krerëve të UCK-së e ka lënduar. Sipas tij kjo është padrejtësi sërish ndaj djemve të tij dhe gjithë të vrarëve dhe të masakruarve e viktimave të dhunimit serb.

Sejdiu thotë se do të vdes me zhgënjimin dhe lëndimin se kriminelët serbë nuk u dënuan.

FOTO/ Rrëfimi i babait të katër djemve që ia vranë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore