
FOTO/ Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë! Është i rrezikshëm...
Policia e Kosovës ka kërkuar ditën e sotme ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuar për ngacmim.
Sipas njoftimit të unifomrave blu, ky person dyshohet se ka ngacmuar disa vajza, dhe këtë veprim e ka përsëritur disa herë duke u kthyer në problem për qytetarët.
Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë dhe ta lokalizojë, përkëtë arsye kërkohet ndihma e qytetarëve për çdo informacion që mund të kenë.
Njoftimi i policisë:
Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Ngacmim që ka ndodhur më datë 28/02/2023, ora 19:15, në rrugën “William Walker” në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit “RAFII”.
Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim.
Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre. Vlen të ceket se i njëjti person dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në një periudhë disaditore të cilët janë të raportuara në Stacion Policor Prizren.
Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate, apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.








Tensionet në veri/ Turqia bën gati ushtarët për në Kosovë (Detaje)
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




