Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

​FOTO/ Mbërrijnë në Kosovë frigoriferët për ruajtjen e vaksinave antiCovid

?FOTO/ Mbërrijnë në Kosovë frigoriferët për

Një lajm i mirë vjen nga Kosova ku raportohet se kanë mbërritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinës antiCovid.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemajka bërë të ditur se shumë shpejt do të mbërrijnë edhe vaksinat, ndërsa ka shtuar se kanë marrë të gjitha masat për procesin e vaksinimit.

"Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,

Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës antiCovid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.

Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.

Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!

Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!", shkruan ai./ Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore