
Fjalët e para të Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës: Betohem me gjithë fuqinë time se...
U deshën tre raunde që Vjosa Osmani të zgjidhej Presidente e Republikës së Kosovës.
Duartrokitje të vazhdueshme pati për të ndërkohë që gjithë grupi i VetëVendosjes u ngrit në këmbë
Teksa firmosi betimin si Presidente, Osmani tha se me tërë vullnetin e saj do të punojë në të mirë të Kosovës.
Pjesë nga fjala e Osmanit pas zgjedhjes
Betohem se tërë fuqinë time do ja kushtoj ruajtjes së Pavarësisë së Kosovës, sigurimit të të drejtave qytetare, respektimit të ligjit dhe ruajtjes së paqes në vendin tonë.
Do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia me përgjegjëshmëri, BETOHEM.
Është nder i madh për mua t’ju drejtohem në cilësinë e Presidentes së sapozgjedhur të vendit tonë. Vullneti juaj qytetarë të nderuar, më veshi me shumë përgjegjësi. Dashuria për Kosovën, vendin tonë, ka qenë motivimi më i madh në jetën time politike.
Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, vullneti juaj po plotësohet, dhe institucionet e vendit po konstitutohen plotësisht.
Sot po vulosim një ndër shembujt më të mirë të funksionimit të demokracisë. Sot dëshmojmë edhe një herë se me urtësi e vendosmëri përmbushim çdo sfidë.
Sot Kosova zgjodhi edhe një herë një Presidente grua, të gjitha vajzat e vogla do ta mbajnë mend këtë moment.
Mos e ndalni hapin tuaj kurrë, çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet.

14 humbje jete nga Covid, 701 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >




1009 persona të shëruar në Kosovë, 12 humbje jete nga Covid-19
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Dokumenti/ LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokal...
Historia e plotë >
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka arritur pikun, votuesit po bombardohen ...
Historia e plotë >
Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë antitrupa personave që...

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht mbi vaksinën
Zgjedhje 2021



Basha në Paskuqan, socialisti pret me gërshërë kartën e anëtarit të PS
Historia e plotë >
