Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Çfarë po ndodh? 'Avullojnë' mbi 31 mijë euro në një qendër tregtare në Prizren

Çfarë po ndodh? 'Avullojnë' mbi 31 mijë euro

Më shumë se 31 mijë euro janë ‘zhdukur’ nga një qendër tregtare në Prizren. Gazeta Sinjali shkruan se stafi menaxhues ka deklaruar në Polici se ka muaj që kanë vërejtur parregullsi gjatë raportimeve, teksa kanë rënë në përfundim se shuma që mungon kap vlerën e mbi 31 mijë eurove.

Në kuadër të veprimeve hetimore, njësitë policore kanë marrë deklaratat e dy dëshmitarëve, të cilat kanë deklararuar se përgjegjësia e parave bie mbi menaxheren e pikës. 

Si rezultat i denoncimit të rastit, menaxherja është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin. Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, 30-vjeçarja që nga muaji dhjetor ka raportuar te menaxhmenti parregullsitë në pagesa, mirëpo sipas saj, ata nuk i kishin marrë parasysh.

Po ashtu ajo ka deklaruar se kompania i ka kërkuar asaj që të kompensojë shumën e parave që mungon dhe pas refuzimit të saj, rasti është denoncuar në organet e rendit. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore