Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Çfarë ndodhi me barrikadat në veri të Kosovës, policia e konfirmon se...

Çfarë ndodhi me barrikadat në veri të Kosovës,

Janë hequr të gjitha barrikadat në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e veriut, Branisllav Radoviç.

Në një reagim për REL, ai thotë se aktualisht situata shfaqet e qetë. Më herët, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkoviç deklaroi në një konferencë për mediat se ishin në prag të shpërthimit të një konflikti serioz.

Ndërkohë, Presidenca e Kosovës pretendon se Serbia ka pasur mbështetje nga ana e Rusisë për të destabilizuar rajonin.

Ajo i bën thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj Aleksandër Vuçiç.

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore