Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Çfarë ka ndodhur? Gjenden mbetje kockore në mes të Prishtinës, dyshohet se...

Çfarë ka ndodhur? Gjenden mbetje kockore në mes të

Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore bashkë me ato të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë gjetur mbetje mortore në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, dhe sipas ekspertëve dyshohet se i përkasin një personi të nacionalitetit shqiptar, i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet u gjetën gjatë gërmimeve që po kryheshin për të katërtën herë në të njëjtën lokacion, ku dyshohet se ishin mbetjet e dy personave të zhdukur. I gjithë procesi është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, deklaroi për KosovaPress se duhet të priten procedurat e tjera deri në marrjen e raportit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e mbetjeve mortore.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore