Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

EMRI/ Gjendet i vdekur një i ri gjerman në oborrin e një hoteli në Kosovë (FOTO)

EMRI/ Gjendet i vdekur një i ri gjerman në oborrin e një hoteli

Një 39-vjeçar gjerman është gjendur i pajetë në rrethana të çuditshme në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.

Thomas Kortendiek, kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.

Mediat gjermane konfirmuan sot vdekjen e gjermanit.

“Një person, shtetas i huaji, ka humbur jetën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se viktima ishte i moshës 39 vjeçare dhe se dyshimet fillestare janë se ai është hedhur nga dritarja e hotelit ku po jetonte.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore