Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

EMRI/ Arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar, dyshohet për dhunë në familje

EMRI/ Arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar, dyshohet për dhunë

Pronari i kompanisë së njohur të karbuaranteve, Lulzim Kryeziu, është arrestuar mbrëmjen e djeshme si i dyshuar për dhunë në familje.

Bëhet me dije nga autoritetet policore kosovare se Kryeziu është denoncuar nga bashkëshortja e tij.

Sipas mediave e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e çiftit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, ku Kryeziu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke e sulmuar atë fizikisht.

Përveç Lulzim Kryeziut, si dëshmitar ka qenë edhe një anëtar i familjes së tij. Ndërsa mbrëmë rreth orës 19:00, Kryeziu është paraqitur në stacion dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.


Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kryeziu do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa bashkëshortja e tij ka shkuar te familja e saj, pasi që e njëjta nuk ndihet e sigurt të vazhdojë bashkëjetesën me biznesmenin e njohur kosovar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore