Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Ekipi shqiptar i shpëton tërmetit katastrofik në Turqi: Vetëm hoteli ynë mbeti në këmbë

Ekipi shqiptar i shpëton tërmetit katastrofik në Turqi:

Mundësit e Kosovës dhe pjesëtarët e kësaj federate i shpëtuan tërmetit që goditi sot Turqinë dhe Sirinë. Të ndodhur në një hotel në Kahramanmara? (Turqi), një nga zonat ku ishte epiqendra e tërmetit 7.9 ballësh, shqiptarët kanë mundur të dalin shëndoshë e mirë.


Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), Genci Fazlija, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se mundësit e rinj të Kosovës dhe përfaqësuesit e Federatës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Në fillim kemi qenë pak të traumatizuar. Tani e kemi tejkaluar pak se ka qenë tmerruese, e papërshkrueshme. Krejt objektet rreth nesh janë shkatërruar, vetëm hoteli ku ishim ne, mbeti në këmbë”, thotë Fazlija.
Fazlija thotë se mundësit e Kosovës ndihmuan autoritetet në shpëtimin e disa personave të ngujuar, pasi kishin dalë vetë nga hoteli i tyre.

“Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa u lagëmshumë sepse binte borë dhe shi. Pastaj, policia na falënderoi dhe na luti të largoheshim dhe u larguam”, rrëfen Fazlija.
Ekipi i mundjes së Kosovës i udhëhequr nga trajneri Ziber Xhoni dhe mundësit Fatlum Braka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni kishte udhëtuar drejt Turqisë për të marrë pjesë në turneun dyditor “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes. Më shumë se 2600 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur ka lënë pas tërmeti shkatërimtar deri në këto momente.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore