Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

E RËNDË/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë, lëndohen tre persona, detajet e para

E RËNDË/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë,

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në një fabrikë pranë ish-“Zhelezares”, ku janë lënduar tre punonjës, njoftojnë autoritete në Shkup.

“Sot (20.04.2023) rreth orës 00:20, SPB-Shkup ka raportuar se në një fabrikë në afërsi të ish-“Zhelezares” ka ndodhur një shpërthim, në të cilin janë lënduar punonjësit R.Gj.(41) nga fshati Studeniçan i Shkupit, K. F.(29) nga fshati Mojanc i Shkupit dhe R.S.(33) nga fshati Koliçan i Poshtëm të Shkupit.

Ata janë transportuar në Klinikën “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Policia raporton se po  merren masa për zbardhjen e rastit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga shpërthimi janë dëmtuar 6 vetura të parkuara në afërsi të saj. Për momentin nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi në fabrikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore