
E RËNDË/ Shkrumbohet banesa, humb jetën 11-vjeçarja në Gjakovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës. Një vajzë 11-vjeçare ka vdekur si pasojë e një zjarrit në një banesë në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë.
Për Express, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai njoftoi se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe “Zjarrvënie”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve. Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvenje”. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”/Express/

Serbi valëvit flamurin rus në mes të Kosovës/ E pëson keq nga policia
Historia e plotë >







Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Ulet nafta/ Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do kushtojnë karburantet n...
Historia e plotë >
VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq

Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë
Aktualitet




