Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

E RËNDË/ Shembet tavani në QKUK, rrezikohen nëna dhe foshnja e porsalindur

E RËNDË/ Shembet tavani në QKUK,  rrezikohen nëna  dhe

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku tavani i një dhome në QKUK është shkëputur dhe ka rënë mbi shtratyin e një pacienteje, e cila po trajtohej pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Nëna ka treguar se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje shiu në Prishtinë, por është bërë publike vetëm tani.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar nëna.

Ajo ka thënë se pas këtij rasti nuk kishin pranuar të qëndronin në atë dhomë, por stafi nuk i kishte transferuar.

“Me insistimin tonë bebat i dërguam në dhomat ku qëndrojnë infermieret dhe ne qëndruam atë natë aty”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se ky problem ishte rregulluar të nesërmen nga punonjësit e QKUK-së të cilët sipas saj kishin deklaruar se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së ujit nga shiu.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore