Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

E rëndë/ U përdhunua nga tre persona në motel, 15-vjeçarja rrëfen ngjarjen: Gjithçka nisi pas... (VIDEO)

E rëndë/ U përdhunua nga tre persona në motel,

Tre persona u arrestuan si të dyshuar për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në Kosovë. Shtëpia e vajzës 15-vjeçare dhe moteli ku dyshohet se ajo u përdhunua, janë shumë afër.

Ndërkohë, si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre janë tre djem nga Kamenica.

T7 ka kontaktuar me të miturën, e cila ka edhe probleme me shëndetin mendor.

Ajo nën kushte anonimiteti ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

Sipas saj gjithçka kishte nisur nga kontaktet me njërin nga djemtë në rrjete sociale.

Ndërkaq e ëma e viktimës tregon se vajza e saj ka probleme mendore.

Edhe kjo gjithë rrëfimin e bënë në kushte anonimiteti.

Ajo poashtu thotë se u lajmërua nga komshinjtë për atë se çka kishte ndodhur.

Të dyshuarit A.SH Q.P dhe E.C janë arrestuar menjëherë nga policia.

Këta të fundit të dyshuarit i kanë kapur në kushte flagrance.

Ndërsa policia e regjionit të Gjilanit nuk kanë dhënë detaje.

Por, nga prokuroria bëjnë me dije se tashmë ndaj të dyshuarve është parashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit.

Ky nuk është rasti i parë i tillë që ka ndodhur në rajonin e Gjilanit, kjo pasi që raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën./ T7

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore