Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

E rëndë/ Tre të rinj përdhunojnë në motel 15-vjeçaren me çrregullime psiqike

E rëndë/ Tre të rinj përdhunojnë në motel

Një 15-vjeçare nga Gjilani dyshohet se është dhunuar mbrëmë nga tre persona, në një nga motelet e këtij qyteti. Mësohet se e mitura është me çrregullime psikike.

Rastin për mediat kosovare e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini, ka deklaruar se për këtë rast janë arrestuar tre të dyshuarit.

Dy prej të arrestuarve janë të moshës 19-vjeçare, ndërsa një prej tyre është 17-vjeçar. 

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se për këtë rast më 22 Tetor 2020, janë ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’. Ndaj të dyshuarve A.SH. (2001), Q.P. (2001) dhe E.C. (2003) prokurori i rastit, sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në një motel në Gjilan, të njëjtit e kanë detyruar të dëmtuarën e mitur, të moshës 15 vjeçare, të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në përgjigjet e Xheladinit drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, dhunimi dënohet edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Bazuar në Nenin 227 të Kodit Penal, dënimi për këtë vepër sillet prej dy deri në dhjetë vjet burgim.

“Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore