
E rëndë/ Tekniku i shkollës 9-vjeçare përdhunon nxënësen e mitur
Një rast tjetër tronditës i përdhunimit të një të miture është raportuar në Kosovë, ku një 55-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një nxënëse.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Kajtaz Ramadani’ në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një punëtor teknik, 55-vjeçar, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse.
Lajmin e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili shpjegoi se autori i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kesaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”, ka thënë Elezaj.
Ky është rasti i disatë i përdhunimit të të miturve në Kosovë ku më pak se 2 muaj më parë u zbulua skandali i përdhunimit të një 11-vjeçare nga 5 burra për 7 orë, më pas u zbuluar se e mitura ishte përdhunuar dhe më herët se ky rast. Në bazë të rasteve të shumta qeveria e Kosovës ka hartuar një projektligj për të ashpërsuar dënimet për dhunën ndaj të miturve.

“Ma hodhën vajzën tre javëshe nga dritarja”, rrëfimet nga masakra në Rogovë
Historia e plotë >



E RËNDË/ Plagosen me armë zjarri nënë e bijë, policia zbardh detajet
Historia e plotë >


E RËNDË/ Kleriku serb gjendet i vdekur brenda kishës në Kosovë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

