Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

E rëndë në Kosovë/ Vritet një 30-vjeçar, rrethanat e ekzekutimit ende mister

E rëndë në Kosovë/ Vritet një 30-vjeçar,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditëne  sotme në Kosovë.

Bëhet me dije se një30-vjeçar me iniciale M.K është vrarë në fshatin Pakashticë të Podujevës në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar menjëherë autori i dyshuar i ngjarjes me iniciale F.B, 34-vjeçar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç, Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Ahmeti./ GAZETA Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore