Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

E rëndë/ Përfshihet nga flakët makina e shefit të Armatës në Kosovë, ja gjendja e gjeneralit

E rëndë/ Përfshihet nga flakët makina e shefit të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, teksa Shefi i Armatës së Kosovës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski është përshirë në një aksident.

Në orët e pasdites, në autostradën Komoran-Prishtinë, papritur ka shpërthyer zjarr në pjesën e motorit të automjetit me të cilin ai po udhëtonte, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shoferit dhe sigurimit, zjarri është shuar për një kohë shumë të shkurtër.

Gjenerali Gjurçinovski së bashku me anëtarët e delegacionit dhe sigurimit kanë vazhduar rrugën me automjetet e tjera dhe janë kthyer në shtëpi.

“Automjeti menjëherë pas shenjave të para të ndezjes në mënyrë të sigurt është shmangur nga komunikacioni, ndërsa pas fikjes i njëjti është transportuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkruhej në njoftim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore