Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

"E bëri për vetëmbrojtje"/ Plagosi 11-vjeçarin dhe të riun serb, flet xhaxhai i ushtarit të FSK-së: I bllokuan rrugën!

"E bëri për vetëmbrojtje"/ Plagosi 11-vjeçarin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Kososvë, ku dy të rinj serb u plagosën nga një ushtar kosovar gjatë festimeve të Krishtlindjes.

Familja e ushtarit të FSK-së Azem Kurtaj që plagosi 2 të rinj serbë në Shtërpcë e justifikon veprimin e tij duke thënë se ishte për vetëmbrojtje. Xhaxhai i Azemit, Afrimi, tha se nipit të tij i ishte bllokuar rruga, ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rastin. Pak dimë edhe ne, por e dimë që iu ka blloku rruga edhe në mbrojtje ka gjuajtur. Ai (Azemi) ka qenë duke kalu andej. Arma sigurisht që ka qenë me leje”- tha Afrim Kurtaj.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe avokati, i cili sqaroi se gjendja emocionale e Kurtajt është e rëndë pas asaj që ka ndodhur të premten pasdite. Sipas asaj që i ka thënë ushtari, veprimi u bë për vetëmbrojtje.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore