Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Duan të frikësojnë serbët”/ Beogradi reagon sërish për tensionet në Veri: Një grup shqiptarësh provokuan me...

“Duan të frikësojnë serbët”/ Beogradi reagon

Zyra për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, e drejtuar nga Petar Petkovicc, ka deklaruar se sot, një grup shqiptarësh kanë shkaktuar provokime duke valëvitur flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës terroriste nëpër vendbanimin e përzier serb Vrbovac, në komunën e Vitisë.

“Ky incident me motive etnike ka ndodhur në ditën kur Albin Kurti tentoi të kryejë lëvizjet e tij të paligjshme dhe të njëanshme me të cilat sulmoi drejtpërdrejt serbët në Kosovë.

Fatkeqësisht po ndodh ajo për të cilën Zyra për Kosovën paralajmëron çdo ditë, përkatësisht se lëvizjet dhe retorika e njëanshme antiserbe e Kurtit gjenerojnë drejtpërdrejt sulme ndaj serbëve që jetojnë në jug të Ibrit.

Qëllimi i incidentit të sotëm në Vërbovc është t’i frikësojë dhe t’i shqetësojë serbët në këtë mjedis të përzier, por paraqet edhe kërcënim të rrezikshëm për jetët e mbetura.

Derisa serbëve në Kosovë u ndalohet të veshin bluza me mesazhin “Jo dorëzim”, shqiptarët në krahinë po vrapojnë me flamujt e UÇK-së terroriste dhe askush nuk po sanksionohet për këtë”, thuhet në deklaratë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore