Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Dua të të ndihmoj”/ Si ra pre e trafikimit e mitura që donte t’i shpëtonte varfërisë, u abuzua për një muaj...

“Dua të të ndihmoj”/  Si ra pre e trafikimit e mitura

“Po më dukesh vajzë e mirë dhe dua të të ndihmoj”, ky ishte premtimi që i ishte bërë vajzës me inicialet A.H., 15 vjeçe, nga një burrë më i vjetër.

Ajo çfarë pësoi pas kësaj, sipas A.H., do të çonte në eksperiencën më të rëndë të jetës së saj.

Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, kjo vajzë që tani është 18-vjeçare tregon se si ra pre e mashtrimit, u trafikua dhe u dhunua seksualisht për disa javë.

A.H. nga Kosova në atë kohë jetonte me prindërit dhe vëllain e saj.

“Si fëmijë, kujtoj zhurma, konflikte, e shumë pak momente gëzimi”, tregon ajo.

Problemi kryesor në familjen e saj ishin kushtet e vështira ekonomike. Kjo po i shkaktonte stres të madh psikologjik kësaj adoleshenteje, pasi, siç thotë, secila kërkesë e saj “dukej si kërkesë luksi”.

“Rrethi im, me të cilin shoqërohesha, më shtynte çdo herë rreth lakmisë e nevojës për një jetë pa vështirësi ekonomike”, thotë A.H.

Për këto probleme ajo i ishte rrëfyer në detaje edhe një personi më të madh në moshë se ajo, që e takoi gjatë një feste me shoqërinë e saj.

Pas premtimit se do t’i ndihmojë, A.H kaloi natën me të.

“Më kujtohet mëngjesi i tmerrshëm mbas asaj nate kur më tha zgjohu e hajde se po

të pret dikush. Kur e pyeta se kush, më tha ‘shpejt e kupton’”, tregon ajo.

Pas kësaj, ajo thotë se ai burrë ia kishte marrë telefonin duke e kërcënuar se çdo veprim kundërshtimi do t’i kushtonte familjes së saj.

A.H. thotë se ishte dërguar në “një banesë të vogël e të ndotur”, ku më pas për një muaj e gjysmë u detyrua të kryej marrëdhënie seksuale me burra që pretendonin se kishin paguar për atë punë.

“Për një muaj e gjysmë (qëndrova) e mbyllur dhe shumë herë pa vetëdije, e torturuar dhe e keqtrajtuar”, rrëfen ajo.

Pas kësaj eksperience, ajo kishte arritur të largohej. Thotë se është ndier keq emocionalisht, duke kaluar periudha ankthi e stresi.

Ajo arriti të marrë ndihmë e të strehohej në një qendër e cila merret me mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

“Seancat me psikologë klinikë, programet e ndryshme psiko- sociale, edukative arsimore dhe shëndetësore, programet e vetëdijesimit më kanë ndihmuar që sot të mendoj jetën me një këndvështrim tjetër”, thotë A.H.

A.H. ka arritur që rastin ta procedojë në organet gjyqësore dhe ndonëse nuk jep detaje, ajo lë të kuptojë se drejtësia në rastin e saj ka arritur në vend.

Megjithatë, shumë viktima tjera të trafikimit në Kosovë ende presin drejtësi./ REL

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore