Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Dokumenti/ Vjosa Osmani pas shkarkimeve të konsujve, ndalon konkurset në Presidencë

Dokumenti/ Vjosa Osmani pas shkarkimeve të konsujve, ndalon konkurset

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha konkurseve aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidencës.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com Osmani poashtu ka ndaluar edhe shpalljen e konkurseve të reja deri në një vendim të ri.

Vendimi i presidentes nw detyrw  i është dërguar sekretarit të Zyrës së Presidentit, dhe Administratës. Mbrëmë Osmani përmes një vendimi ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Ky vendim i Osmanit erdhi pasi të martën u raportua se Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala u emërua konsull në Pragë të Çekisë. 

Kurse për Halim Krasniqin ishte raportuar se ishte riemëruar kundërligjshëm konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Tiranë.

Vendimi për tërheqjen e tij ishte marrë më 30 mars 2020 nga ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca. Por që, ish- presidenti Thaçi ka refuzuar ta dekretojë tërheqjen gjatë kohës së Konjufcës, por edhe pas ardhjes së Meliza Haradinajt në krye të Ministrisw sw Jashtme.

Dokumenti/ Vjosa Osmani pas shkarkimeve të konsujve, ndalon konkurset

 

 
 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore