Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

"Do vijmë të mbrojmë Kosovën, nëse e sulmon Serbia", deputeti ukrainas: Jemi gati me trupat tona!

"Do vijmë të mbrojmë Kosovën, nëse e sulmon

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko deklaron se nëse Serbia pushton Kosovën, Ukraina do të ndërhyjnë në mbrojtje të Kosovës. Goncharenko nënvizon se Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive, sipas metodës së Putin.

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, shprehet deputeti në një postim në Twitter.

Deputeti shprehet më tej se realiteti në të cilin jeton  Ukraina prej 5 muajsh, erdhi në Kosovë, duke iu referuar tensioneve në veri të Mitrovicës.

“Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota të ndalonte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putin dhe të gjithë ‘aleatët’ e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, shkruan ai.

Një ditë më parë pati tensone në Veri të Mitrovicës për vendimet e qeverisë së Kosovës për shtetasit serbë që duan të udhëtojnë drejt Kosovës dhe pajisja me targa.

Pas tensioneve te krijuara, qeveria e Kosovës shtyu vendimin për pajisjen e qytetarëve serbë me dokumente dhe targa kosovare në territorin e Kosovës për në 1 shtator 2022.

Vendimi u mor në orët e vona të mbrëmjes së të dielës pas tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës ku qytetarë serbë bllokuan pikat kufitare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shtyrja e zbatimit të vendimeve për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftime bëhet vetëm me kushtin që nga veriu i vendit të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rikthehet liria e lëvizjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore