
“Do ta shohin serbët”/ Albin Kurti nuk bën hap prapa: Nisen njësi të tjera policore në veri
Nuk zmbrapset përpara presioneve në veri kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, i cili e bëri të qartë se se me intensifikimin e sulmeve që i etiketoi si vepër të bandave kriminale” që “paguhen nga Beogradi”, do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të vendit.
Policia e Kosovës konfirmoi se një ditë më parë pati disa incidente në kohën kur zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në dy komuna, të banuara me shumicë serbe. Kurti e dha përgjigjen e tij përmes një postimi në Facebook.
“Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të fallen, ndërsa tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë..“- shkroi Kurti.
Zyrtarët komunalë zgjedhorë, të shoqëruar dhe nga efektivë policie, kishin tentuan të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, por sipas autoriteteve, atyre nuk iu lejua që të kryenin detyrat zyrtare. Zyrat e KQZ-së në veri, sipas policisë, janë dëmtuar me mjete të rrezikshme, përfshirë edhe “granata dore të prodhimit jugosllav”.
Incidentet vijnë në kohën kur vijojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposavic të cilat kanë mbetur pa kryetarë, pas dorëheqjeve masive të serbëve në muajin nëntor, si shenjë revolte ndaj vendimit të Prishtinës zyrtare për riregjistrimin e makinave me kanë targa të lëshuara ngë Serbia.






A e dorëzoi në polici? Qytetari gjen kuletën me para dhe...
Historia e plotë >

Bislimi publikon DOKUMENTET: Beogradi po përgatit ndarjen e Kosovës
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet

Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >


