
Dje iu dha lamtumira e fundit, djali i këngëtarit të njohur rrëfen momentet e fundit: Pësoi sulm në zemër
Një ditë më parë i është dhënë lamtumira e fundit ikonës së vjetër qytetare, Ismet Peja. Djali i tij Visar Peja, ka thënë se i ati ka patur një sulm të dyfishtë në zemër dhe tru më 2 nëntor.
“Ishte fat i babit që të nxirrej nga ajo situatë e vështirë. Por kur e kuptuam se kishte pasur edhe sulm në zemër atëherë as mjekësia nuk kishte çfarë të bënte dhe vendosëm që ditët e fundit t’i kalojmë së bashku në shtëpi në Gjakovë”, ka deklaruar Visari në RTV Dukagjini.
Madje ai është shprehur se vdekja e babait të tij nuk ka lidhje aspak me ndonjë infektim nga Covid-19.
“Babi po shqetësimit kardiak e ka pasur edhe shqetësimin e quajtur “moshë”. Ishin në pyetje 83 vjet dhe një ditë trupi i njeriut fillon të shpenzohet, dhe një ditë të gjithë do të kemi fatin e babës”, tregon më tej Peja.
Nga ana tjetër, djali i këngëtarit të njohur ka falënderuar edhe mbështetësit e Ismetit për mesazhet në këto momente të vështira për familjen.








7 humbje jeta nga Covid, 296 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku R...
Historia e plotë >
Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Vdekja e 21-vjeçares nga Covid, familja ngre dyshime: Përgjigjen e tamponit nuk na e dhanë kurrë

Ministrja Manastirliu apelon: Mos dil nga shtëpia edhe nëse keni...

Gjak, të fikët, dridhje duarsh.../ Pasojat e rënda që ngelin tek pacientët me COVID për muaj të tërë
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >