Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Dita e dytë pa asnjë vdekje nga Covid-19, bie numri i të infektuarve në Kosovë

Dita e dytë pa asnjë vdekje nga Covid-19, bie numri i të

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se edhe brenda këtyre 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar viktima nga Covid-19.

Nga ana tjetër ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme nuk kishte rast vdekje si pasojë e Covid-19, dhe se të prekur rezultuan 54 raste të reja.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

62 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore