Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Deputeti shqiptar në Serbi mban premtimin, i dërgon dy libra dhuratë Vuçiç dhe Branbiç

Deputeti shqiptar në Serbi mban premtimin, i dërgon dy libra

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministres, Ana Bërnabiç nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Kamberi shpreson se ky libër do t`i shërbejë krerëve të shtetit serb në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

Ai e ka bërë pulbike këtë vendim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiç dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë - Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.
PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore