Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Dasma shqiptare "pushton" mediat ndërkombëtare, çfarë kishte të veçantë nusja (VIDEO+ FOTO)

Dasma shqiptare "pushton" mediat ndërkombëtare,

Një dasmë shqiptare në fshatin Lubinjë e Ulët në Kosovë, i cili banohet nga boshnjakët ka bërë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare për veçantinë e saj.

Media prestigjoze Reuter i ka bërë jehonë dasmës së  Melsid Rexhepit me Melissa Guerrero nga SHBA-ja.

Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Lubinjë të Ulët afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme dhe që ajo ëndërronte shumë që një të tillë ta bëjë edhe vetë.

Dasma shqiptare "pushton" mediat ndërkombëtare,

Javën e kaluar Melissa, 30 vjeçe, e realizoi atë ëndërr. E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me të bardhë me spraj të përpunuar dhe pika të kuqe, blu, ari dhe argjendi, u martua me Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë, shkruan Reuters.

Melsidi ishte vetëm shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reuters, në shkrimin që i jep vëmendje traditës shqiptare në dasma, thuhet se “teksa Melissa përgatitej për ceremoninë e dasmës, muzika e fortë e daulleve binte teksa një grua e moshuar lyente fytyrën e saj, një proces që zgjat rreth dy orë. Gjatë 2 orëve nusja nuk mund të hapë sytë, të flasë me askënd ose të hajë dhe pijë. Kuzhinierët që kishin therur një dem të madh përgatitën ushqim për një festë me qindra njerëz”.

Për vizitën e saj të parë në Kosovë foli edhe Melissa, e cila tha se “kur erdha për herë të parë në vitin 2013, isha dëshmitare e një dasme këtu dhe thjesht mendova se ishte kaq e pasur dhe kaq e veçantë dhe është diçka që nuk e kisha parë kurrë askund tjetër në botë.”

Ajo është dizajnere grafike e lindur në Meksikë.

Ndërsa, për një ish-profesor të biologjisë në Prizren, Xhavit Rexhepi, të gjitha ngjyrat e linjat në fytyrën e nuses simbolizojnë lumturinë, dashurinë e respektin.

 

(Kliko këtu për të parë videon nga Dasma)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore