Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Dasma me 10 persona? Qeveria e Kosovës ndërron mendje, zbulon vendimin e ri

Dasma me 10 persona? Qeveria e Kosovës ndërron mendje, zbulon vendimin

Qeveria e Kosovës ka vendosur një tjetër masë për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Mësohet se Qeveria ka ndaluar tërësisht organizimin e dasmave dhe fejesat në Republikën e Kosovës.

Megjithëse gjatë ditës së djeshme ishte thënë se lejoheshin dasmat deri në 10 persona, në vendimin e publikuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se pavarësisht numrit të personave, të pamet dhe dasmat ndalohen.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, -thuhet në pikën 21 të vendimit të Qeverisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore