Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Daçiç ndizet nga flamuri kuqezi: Kamberi e shqiptarët duan të festojnë 28 nëntorin në Serbi, por s’do ja lejojmë

Daçiç ndizet nga flamuri kuqezi: Kamberi e shqiptarët duan

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daccicc, vlerësoi se shfaqja e flamurit shqiptar në Parlamentin Serb ishte një provokim i qëllimshëm i deputetit Shaip Kamberi me qëllim që të vërehej në publik. Daçiç e sheh aktin si një veprimtari për Ditën e Flamurit Shqiptar.

“Më vjen mirë që Kamberi gjithashtu vendosi flamurin e Serbisë, sepse ai rrallë e bën atë. Por, në një farë mënyre, kjo është një uverturë për Ditën e Flamurit Shqiptar, të cilën shqiptarët plasin ta shpalosin, nga Maqedonia e Veriut në Mal të Zi”, tha Daçiç.

Ai deklaroi për TV Prva se ka pak deputetë të opozitës në Kuvendin aktual dhe se Kamberi është në një farë mënyre udhëheqësi i opozitës në parlament, të cilin, siç thotë ai, e përdor në mënyrë që çdo veprim i tij të jetë relativisht provokues për t’u vërejtur në publik.

Daçiç tha se deri më tani ai është përpjekur të jetë tolerant dhe efikas në kryerjen e seancave parlamentare dhe se ai nuk dha asnjë paralajmërim deri dje, por ai beson se deputeti nga Bujanovci e ekzagjeroi këtë herë.

“Unë nuk kam asnjë tolerancë kur shkelen rregullat e procedurës dhe rendin themelor në parlament, në të cilin nuk lejohen të valëviten flamuj të partisë dhe flamuj të vendeve të huaja”, theksoi Daçiç.

Siç tha ai, legjislacioni që përshkruan se cilët flamuj mund të përdoren nga pakicat kombëtare është një çështje krejtësisht e ndryshme.

“Nëse dikush ka një problem me këtë, le të kërkojë ndryshime në ato ligje dhe të mos provokojë kështu”, tha Daçiç.

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi kërkoi të enjten ndryshime në Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave Kombëtare, dhe me atë rast ai vendosi flamurin shqiptar në tavolinën para tij, por me insistimin e Kryetarit të Parlamentit, ai e hoqi./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore