
COVID-19 në Kosovë/ Regjistrohen dy viktima dhe mbi 400 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.
Ndërkohë që mësohet se gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 427 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
13 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.
Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.
Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.
Në total numri i rasteve aktive është 2.811.









Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Rekord historik për Euron/ Monedha europiane "rrëzon" edhe dollarin e paundin britanik (Shifrat)

Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?
Aktualitet




Përplasja e Ballës me Berishën, ndërhyn Noka: Ky halabak ordiner…
Historia e plotë >