Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Burri dhunoi brutalisht një grua të panjohur në market, i afërmi i tij: Është një njeri... (VIDEO)

Burri dhunoi brutalisht një grua të panjohur në market, i

Një video e një dhune çnjerëzore është bërë virale në rrjet në të cilën shihet një burrë që rreh brutalisht një grua në një pikë supermarketi. Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, rreth orës 14:30, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

I dyshuari për këtë rast, që goditi pamëshirshëm një grua, është Feim Berisha. Mosmarrëveshja verbale ka nisur në lidhje me karrocat e ushqimeve, ku nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të kaluar të dyja dhe  i pandehuri e ka sulmuar fizikisht gruan, duke e goditur me grushte në kokë.

Burri dhunoi brutalisht një grua të panjohur në market, i

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditë. Po ashtu, nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur se gjykatësi i procedures paraprake ka propozuar që Feim Berishës t'i bëhet ekzaminimi psikiatrik, për shkak të veprës penale “Sulmi”.

Kjo video u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje “Skype” ishte një i afërm i Feimit, Agim Berisha, i cili fillimisht e dënoi aktin e tij.

Më pas Agimi u shpreh se “Feimi është një njeri human dhe i qetë”. Sipas tij, nuk është në natyrën e Feimit që të bëjë gjeste të tilla”.

Burri dhunoi brutalisht një grua të panjohur në market, i

“Akti nuk është një gjë e mirë, por ne mund të flasim për Feimin. Ai kërkoi nga zonja që të lirojë rrugën. Kishte hapësirë të mjaftueshme për të kaluar të dy karrocat, por ndodhi ashtu. E verditkin final do ta japë Prokuroria. E përsëris se nuk është në natyrën e tij të veprojë kështu”, tha ai.

Teksa përsëriti se e dënonte aktin, Agimi shtoi se i kërkon ndjesë gruas në fjalë pasi nuk e njeh, por sipas tij, Feimi fillimisht ka folur me të e më pas e ka gjuajtur. Ai ka thënë se edhe ajo mund të ketë thënë ndonjë fjalë ofenduese.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore