
Betimi për Kosovën para parlamentit/ Vuçiç ‘fundos’ Serbinë, deputetja gjermane: Ndaloni bisedimet për anëtarësimin në BE
Betimi i Aleksandër Vuçiç përpara parlamentit serb bëri shumë bujë, për shkak se presidenti i konfirmuar për një mandat të dytë përfshiu dhe Kosovën në të.
“Betohem se do bëj gjithçka që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë”- deklaroi Vuçiç, duke ngjallur shumë reagime.
Për këtë deklaratë ka reaguar dhe deputetja gjermane Renata Alt, e cila kërkon ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) tha pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit nuk po i kushton rëndësi normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin, ndërsa shtoi se kjo deklaratë e rëndon situatën.
“Vuçiçi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiçi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”- tha ajo.

Serbi valëvit flamurin rus në mes të Kosovës/ E pëson keq nga policia
Historia e plotë >







Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Ulet nafta/ Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do kushtojnë karburantet n...
Historia e plotë >
VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq

Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë
Aktualitet




