Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

‘Avullimi’ i 2 mln eurove nga thesari i shtetit në Kosovë/ Autorët të arratisur në Turqi, nisin jetën e luksit

‘Avullimi’ i 2 mln eurove nga thesari i shtetit në Kosovë/

Autoritetet kosovare arrestuan Labinot Grudën të cilit iu caktua sot masa një muaj paraburgim, nën dyshimet se i njëjti në cilësinë e zyrtarit të Thesarit të Shtetit ka mundësuar vjedhjen e mbi 2 milionë eurove dhe dërgimin e tyre në llogarinë e kompanisë  “LDA Group”.

Të dy pronarët e kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala dhe Valon Shala, aktualisht janë në kërkim nga shteti, ndërsa dyshohet se janë duke u fshehur në Turqi.

Të dy ata, dyshohet se ishin arratisur në shtetit turk më herët, ku edhe kishin filluar nxjerrjen dhe shpenzimin e parave të vjedhura nga Thesari i Republikës së Kosovës.

Të dy pronarët e kompanisë “LDA Group”, atje kishin filluar të blejnë makina dhe kjo ka bërë që hetuesit të bien në gjyurmët e tyre.

Të dyve u janë bllokuar llogaritë, Por dyshohet se ata kanë arritur të nxjerrin plotë 250 mijë euro.

Paratë në adresë të kompanisë me bazë në Llapushnik ishin dërguar në katër pjesë. Fillimisht ishin transferuar 622 mijë euro, herën e dytë 375 mijë, pastaj 330 mijë dhe për herë të fundit 750 mijë euro.

Gruda, sipas dosjes së Prokurorisë, kishte arritur që për plotë 8 minuta të kryejë transferimin e mbi 2 milionë eurove në adresën e kompanisë me bazë në Llapushnik.

Një gjë të tillë e kishte bërë duke krijuar llogari fiktive që të dukeshin sikur janë punëtorë të Thesarit.

Edhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka dhënë detaje lidhur me këtë rast duke treguar se transaksioni ka ndodhur më 9 tetor.

Avokati mbrojtës i Grudës ndërkohë ka thënë se bashkë me klientin e tij në zyrë kanë qenë edhe 13 persona të tjerë.

Prokuroria ka zgjeruar hetime në 40 persona./ Gazeta Expres

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore