Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

‘Avullimi’ i 2 mln euro nga thesari i shtetit në Kosovë, Ministrja e Financave: Do të kërkoj...

‘Avullimi’ i 2 mln euro nga thesari i shtetit në Kosovë,

Ministrja e Financave në Kosovë, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar pas ‘avullimit’ të dy milionë eurove nga thesari i shtetit.

Ajo tha se rasti do të zbardhet dhe organet e drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale.

Ministrja shtoi  gjithashtu tha se aktualisht po kërkon që të verifikohet pastërtia e secilit zyrtar që punon në Ministrinë e Financave.

Postimi i plotë:

Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.

E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast.

Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: LUFTIMIN E HAJNAVE, KUDOQOFSHIN, KUSHDOQOFSHIN dhe të KUJDOQFOSHIN.

Do të kërkoj të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore