Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Avokati i njohur thirret nga Gjykata e Hagës: Nuk do të shkoj

Avokati i njohur thirret nga Gjykata e Hagës: Nuk do të shkoj

Gjykata Speciale e Hagës nuk ndalet në prerjen e flet-thirrjeve dhe të flet-arresteve ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas arrestimit të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucati dy drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Eulex si pjese e Speciales ka thirrur edhe avokatin Tom Gashi.

Avokati i njohur është mbrojtësi i politikanëve të njohur në Kosovë, si presidenti Hashim Thaçi, apo dhe emra të tjerë të politkës, por edhe të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Gashi njihet edhe si avokati i Organizatës së Vetaranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa emri tjetër i thirrur nga Specialja e Hagës është Faton Klinaku, aktualisht sekretari i kësaj organizate.

“Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fush? Kosovë së bashku me Faton Klinakun. Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, shkruan Gashi në rrjetet sociale.

Më poshtë postimi i plotë

DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.

Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fush? Kosovë së bashku me Faton Klinakun.

Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.

Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn. Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don të arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore