
Automatik, pistoleta e thika/ Nxënësit në shkolla si për në luftë, policia sekuestron dhe drogë (FOTOT)
5 pistoleta, 2 automatikë dhe 40 thika ishin vetëm disa nga armët që policia kosovare ka sekuestruar nga disa shkolla në Ferizaj.
Tingëllon e pabesueshme, por policia e Ferizajt ka njoftuar se armët janë sekuestruar nga nxënësit në afërsi të ambienteve të shkollave, pas një aksioni të ndërmarrë. Po ashtu, në pranga kanë rënë 40 persona që dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike në shkollat, e po ashtu dhe 20 të tjerë, që dyshohet se janë furnitorët e tyre.
Njoftimi i policisë:
Policia rajonale e Ferizajt ka kryer operacionin “Siguria në Shkolla 2022” në afërsi të shkollave.
Ajo ka sekuestruar nga nxënësit mjete të shumta të rrezikshme. Sipas policisë janë gjetur dhe konfiskuar:
Armë zjarri (pistoleta), pesë (5).
Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) ,
Sasi e municionit,
Thika , 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme,
Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme,
Mulli për bluarje të mariuhanës 6 copë,
Shufra metali, 4 copë,
Elektro shok, 1 copë.
Policia shton se janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20) persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Policia shton se aksioni do të vazhdojë edhe në shtator me kthimin e nxënësve në shkolla vitin e ri shkollor.







40 plumba në vendin e ngjarjes, Vali Corleone u qëllua nga një 22-vjeçare
Historia e plotë >
Qëllohet me armë zjarri Vali Corleone
Historia e plotë >
Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




